Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se bisedat e fshehura me Serbinë, nga liderët shqptarë ishin tradhti kombëtare.
Këto biseda sipas tij ishin bërë nga ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeministri Isa Mustafa dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Ai përmend edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të datës 22 korrik të vitit 2010, ku thuhet se Shpallja e Pavarësisë së shtetit të Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën nderkombtare.
Andaj Miftari shton se Serbia është trimëruar nga planet sekrete për ndarjen e Kosovës me politikanët e Kosovës.
Ish-agjenti përmend këtu edhe Edita Tahirin, ish-kryeministrin Avdullah Hotin, dhe Behgjet Pacollin.
“Serbinë e kanë trimëruar dhe ia kanë rritur apetitin bisedat dhe planet sekrete serbo-ruse-franceze për ta ndarë Kosovën”, thotë ai.
“Kosova me politikanët e korruptuar të saj, si me Hashim Thaçin, Edita Tahirin, Isa Mustafë, Avdullah Hotin, Behgjet Pacollin, kryesisht PDK dhe LDK, që bisedat i quanin rrejshëm biseda për decentralizimin dhe më vonë i quanin biseda teknike, edhe pse dihej mirë se me një shtet armiqësor e agresor siç është Serbia, vendi ynë Kosova kurrë nuk mundet të ketë biseda teknike, por janë direkt biseda territoriale”, përfundon Naim Miftari.