Dogana e Kosovës ka arritur rezultate të prekshme gjatë vitit 2025, duke zbuluar dhe parandaluar sasi të mëdha mallrash të kontrabanduara dhe gjësende të rrezikshme, falë punës dhe angazhimit të stafit doganor.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, në një intervistë për IndeksOnline.
Sipas Llugaliut, gjatë këtij viti Dogana ka zbuluar 300 kilogramë eksploziv, rreth 300,000 euro para të gatshme në kesh, si dhe 400 kilogramë kanabis.
Ai theksoi se këto rezultate janë arritur përmes reformave të brendshme, përdorimit të teknologjisë moderne dhe bashkëpunimit të fuqizuar institucional.
Në mesin e mallrave të sekuestruara janë gjithashtu produkte të konsumit të gjerë dhe gjësende me vlerë të lartë, përfshirë orët luksoze.
Vetëm në pjesën veriore të Kosovës, Dogana ka sekuestruar mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 1 milion euro, çka dëshmon efikasitetin dhe praninë e vazhdueshme të Doganës në terren.
Ndiqni më poshtë intervistën e plotë të Agron Llugaliut:

