Bideni u kërkon njerëzve që të presin hetimin e FBI-së dhe të mos bëjnë supozime për motivin e sulmuesit

0 minutes, 55 seconds Read

Presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje njerëzve të mos bëjnë supozime dhe të “lënë FBI-në të bëjë punën e vet” pas tentativës për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump.

Bideni, i cili foli nga Shtëpia e Bardhë të dielën, qëndroi me zëvendëspresidenten Kamala Harris, Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland dhe Drejtorin e Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas.

Ai theksoi se “nuk kemi ende asnjë informacion për motivin e sulmuesit”, por se “e dimë se kush është ai”, raporton CNN.

“I bëj thirrje të gjithëve… ju lutemi mos bëni supozime për motivet apo lidhjet e tij”, tha Biden.

“Lëreni FBI-në të bëjë punën e tyre dhe agjencitë e tyre partnere të bëjnë punën e tyre”, shtoi ai.

Bideni tha se kishte udhëzuar hetimin, për të cilin tha se është në fazat e tij të hershme, të jetë “i plotë dhe i shpejtë” dhe tha se “hetuesit do të kenë çdo burim që u nevojitet për ta realizuar këtë”.

Publikime te ngjashme