Presidenti Joe Biden dëshiron që Kongresi t’i japë Shërbimit Sekret Amerikan “më shumë ndihmë” në vazhdën e tentim-vrasjes së dytë ndaj ish-presidentit Donald Trump.
“Faleminderit Zotit që presidenti është mirë”, tha Biden para gazetarëve, shkruan CNN.
“E vetmja gjë që dua të bëj të qartë është se Shërbimi ka nevojë për më shumë ndihmë dhe mendoj se Kongresi duhet t’u përgjigjet nevojave të tyre nëse ata në fakt kanë nevojë për më shumë njerëz të shërbimit,” tha Biden në Shtëpinë e Bardhë, pak para se të nisej për në Delaware dhe Pensilvani.
“Pra, kjo është ajo për të cilën do të flasim”.
I pyetur se çfarë lloj ndihme kishin nevojë, Biden u përgjigj: “Unë mendoj se kemi nevojë për më shumë personel”./GazetaSinjali