Zëdhënësi i Qeverisë Gjermane, Steffen Hebstreit, ka konfirmuar se kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, më 19 korrik në Beograd.
Siç raporton Danas, fokusi do të jetë në çështjet e politikave ndërshtetërore, si dhe ato ndërkombëtare dhe evropiane.
Të dy liderët pritet të marrin pjesë më pas edhe në “Samitin e lëndëve të para të rëndësishme”, sipas zëdhënësit të Qeverisë gjermane.
Si pjesë e samitit, Danas raporton se do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi midis Serbisë dhe Komisionit të BE-së për partneritetin strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e prodhimit të baterive dhe automjetet elektrike.
Më pas, rreth orës 10:50 është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp për kancelarin Scholz dhe presidentin serb Vuçiq.