Berisha e konsideroi të përjashtuar nga partia, reagon Alibeaj: Humbësi i madh i zgjedhjeve paska gjetur armiq të rinj

1 minute, 11 seconds Read

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili u shpreh se pas dorëheqjes si kryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar, ai do të jetë i përjashtuar nga partia njësoj si Basha.

Alibeaj e ka cilësuar Berishën “humbësin më të madh” të zgjedhjeve dhe ka theksuar se ka bërë armiq të rinj.

Ai shton se bashkëpunimi i Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj.

“Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore. Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës”, ka shkruar Alibeaj në Facebook./abcnews.al

Publikime te ngjashme