Beogradi mbushet me postera të Slobodan Milosheviqit me mbishkrimin “Kosova është Sërbi”

0 minutes, 39 seconds Read

Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi është mbushur me postera nacionalist ku përdoret gjuhë e urrejtjes dhe provokuese ndaj Kosovës.

Nëpër rrugët e Beogradit janë parë postera me foton e kriminelit të luftës Slobodan Miloshevicit , me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Ky gjest është bërë pikërisht në ditën kur është paraparë të mbahet festivali “Mirdita, dobar dan!”, ku një ekipi të Kosovës i është ndaluar hyrja në Beograd nga policia e Serbisë.

Edhe në Beograd rreth 150 huliganë, anëtarë të organizatave të ndryshme ekstreme, ishin para ‘Dorcol Platz’ një orë e gjysmë para se të fillonte grumbullimi i pjesëmarrësve të festivalit “Mirdita dobar dan”. Raportohet se para se të fillonte grumbullimi i pjesëmarrësve në festival, pati edhe raportime për bombë.

Publikime te ngjashme