BE kërkon hetim ndaj TikTok: Është projektuar që të krijojë varësi

0 minutes, 47 seconds Read

Brukseli njoftoi sot një hetim që synon platformën e mediave sociale TikTok për dështimet në mbrojtjen e të miturve, i dyti i këtij lloji sipas rregulloreve të reja evropiane pas platformës X (ish-Twitter), e cila u hap në dhjetor.

Komisioni Evropian shpjegoi se ka filluar “një procedurë zyrtare” për të vendosur nëse TikTok, ka shkelur Aktin e Shërbimeve Dixhitale për të miturit”, “transparencën e reklamave”, “qasjen në të dhëna për studiuesit”. Por edhe ‘risqet që lidhen me faktin se platforma në fjalë është projektuar në një mënyrë që të krijojë varësi’ dhe ‘përmbajtje të dëmshme’.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Akti i Shërbimeve Dixhitale hyri në fuqi të plotë të shtunën dhe detyrimet që ajo ofron tashmë po vendosen në të gjitha platformat në internet, nën kërcënimin e gjobave, për të mbrojtur më mirë përdoruesit nga përmbajtja e paligjshme.

Publikime te ngjashme