Policia e Kosovës ka kryer bastisje në zyrat qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë.
Mësohet se bastisja po bëhet në zyrën e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, derisa burime të Demokracia.com thonë se pritet edhe arrestimi i tij dhe i disa zyrtarëve tjerë të prokurimit.
Nagip Krasniqi është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka qenë drejtuesi i Komitetit për Energji në Vetëvendosje.
Më herët mediat raportuan se arsye për bastisje është një kontratë për renovimin e kaldajave në bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”.
Po ashtu thuhet se pjesë e hetimit është edhe një kontratë për konsulencë.
Demokracia.com ka tentuar të flasë me KEK-un dhe Policinë e Kosovës, por deri më tash nuk kemi arritur të marrim përgjigje