Bashkimi ka shënuar fitoren e radhës ndaj Pejës me rezultatin 66:71 (26:11, 13:26, 18:19,9:13) në kuadër të javës së shtatë të ProCredit Superligës.
Ndeshja u hap me një fillim të mirë nga ekipi i Pejës, i cili kishte një seri prej 26:11, por Bashkimi u përgjigj në periudhën e dytë me një seri të ngjashme, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat të barabartë 39:39.
Në çerekun e tretë, Bashkimi kaloi për herë të parë në epërsi me 48:50 dhe e përfundoi atë me një avantazh minimal prej 1 pikë, 57:58.
Çereku i fundit ishte vendimtar ku edhe vendosi epilogun e kësaj ndeshje.
Më të dalluarit për Bashkimin ishin Lejson Zeqiri me 18 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime, si dhe Samir Zekiqi me 13 pikë, 4 kërcime dhe 2 asistime. Ndërsa për Pejën, më i miri ishte Tristan Ipke me 5 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime, ndërsa Shahada Wells kontribuoi me 10 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime.
Bashkimi ka një bilanc të 100% me 7 fitore në 7 ndeshje, ndërsa Peja ka arritur vetëm dy fitore dhe pesë humbje./Telegrafi