Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajramin si ministre e skandaleve në dikasteret që ajo ka udhëhequr.
“Këtu po na mungon ministrja më skandaloze e të gjitha qeverive pra Hykmete Bajrami të cilës i mungojshin 2.1 milionë euro nga avullimi që ka ndodhur në Thesarin e Shtetit po ashtu edhe 600 mijë euro për grurë, por edhe për shumë skandale tjera që i ka ndodhur qeverive ku ajo ka qenë ministre”, ka thënë ai.
Bajqinovci i ka përmendur disa nga rastet ku ka udhëhequr LDK-ja.
“Po i harrojnë LDK-ja skandalet të cilat i kishin me shoferët e vet kur ishin ambasadorë vet pjestarër e LDK-së vetë në Nju York, ku iu nxishin drogë, armë e gjithçka tjetër. Po e harrojnë që kryetar e Bordeve dhe anëtarët e Bordeve në AKP kanë qenë njerëzit e LDK-së kur është ther njeriu me 13 herë thikë z.Dino Asanaj. Tash e kuptova që LDK-ja po don me i çbi 37 hektarë tokë të QKUK-së edhe këtë kur e dëgjova për një Galeri të arteve apo për një teatër që duan me e ndërtuar në QKUK”, ka thënë ai.
Postimi i plotë: