Avokati serb që vizitoi Prekazin publikon një video: Vuçiq e tregoi urrejtjen për shqiptarët, ai vendos për arrestimet

1 minute, 5 seconds Read

Cedomir Stojkoviq, avokati që kërkoi falje para pak ditësh te varrezat e Jasharëve në Prekaz për krimet serbe, ka publikuar një video në të cilën ai thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e tregon publikisht urrejtjen për shqiptarët.

Ai ka thënë se në këtë intervistë nga Davosi, Vuçiq pyetet nëse do ta arrestojë avokatin.

“Në Davos, duke u marrë me mua, Aleksandër Vuçiq publikisht e tregoi urrejtjen e tij për shqiptarët, dhe një gazetar aksidentalisht tregoi që presidenti i Serbisë vendosë për arrestimet politike në vend. Gazetari pyeti presidentin: “A do ta arrestoni ju Cedomir Stojkovic pasi vendosi lule në varrin e një vajze shqiptare, Blerina Jashari?” – ka shkruar Stojkoviq.

Përgjigja e Vuçiq, sipas tij ishte kjo:

“Është një turp që Stojkoviq do të duhet të jetojë gjithë jetën e tij, me të cilin e futi fytyrën në baltë, policia dhe prokuroria duhet të bëjnë punën e tyre në këtë drejtim”.

Vlen të theksohet se BIA serbe arrestoi politikanin serb, Nikola Sanduloviq pasi kërkoi falje në Prekaz, duke e maltretuar dhe duke e lënë të palëvizshëm në në pjesë të trupit.

https://twitter.com/FIGHT_4_RIGHT_S/status/1748644772942672311

 

Publikime te ngjashme