author

Ministri i Brendshëm serb me “origjinë shqiptare” Gashiq: Armatosja e Policisë së Kosovës, provokim

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq, tha se njoftimi se të gjithë patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisjen me armë të gjata “është jashtëzakonisht provokues dhe i rrezikshëm për rritjen e tensioneve”. Sipas Gashiqit, armët e gjata nuk përdoren në patrullat e rregullta të trafikut, e as gjatë kontrolleve të rregullta të […]

Kosova u del në përkrahje SHBA-së dhe Britanisë kundër rebelëve Houthi

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dalë në mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në luftimet ndaj grupit të armatosur Houth në Jemen. Ministrja Donika Gërvalla ka publikuar të premten një deklaratë të MPJD-së duke thënë se “Republika e Kosovës mbështet plotësisht veprimet proporcionale ushtarake të partnerëve tanë […]

Media kroate: Amerika nga frika e skenarit të Ukrainës, i shiti Kosovës sisteme që stopuan tanket ruse

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar kërkesën e Kosovës për të shitur 246 raketa antitank “Javelin” forcave të saj të sigurisë. Krahas rrahjes së të miturve në Vukovar dhe gjykimit të një polici serb të Kosovës në Prishtinë për krime lufte, ky ishte lajmi kryesor në televizionet serbe, shkruajnë mediat kroate, transmeton Klankosova.tv. “Ju kujtojmë […]

Raketat Javelin, avokati serb thotë se SHBA nuk po e llogarit më Vuçiq si faktor në Ballkan (Video)

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka mirëpritur kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ky është një sinjal i qartë se SHBA nuk llogarit më te presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq si faktor në Ballkan. “Dy vjet më parë, […]

Ministri boshnjak i Policisë: Flamuri i Republikës Serbe kurrë nuk do të valojë në objektet e BeH-së

Ministri Federal i Punëve të Brendshëm të Bosnjë-Hercegovinës, Ramo Isak është deklaruar pas thirrjes që Ministria Federale e Brendshme të ndjekë penalisht personat në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës pas ngjarjeve të 9 janarit. “Të gjitha administratat policore në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës me profesionalizëm dhe përgjegjësi ndërmarrin masa dhe veprime brenda juridiksionit të tyre për […]

Prokuroria e Prishtinës deshton të argumentoj kërkesën për paraburgim, Gjykata le të lirë 12 zyrtarët e ATK-së dhe biznesmenin nga Prizreni!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 13 personave të cilët u arrestuan nën dyshimin për korrupsion, 12 prej të cilëve janë zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës. Atyre u është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar. Në rast se […]

DASH: Kosova do t’i blejë 246 raketa Javelin në vlerë totale prej 75 milionë dollarësh (Video)

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh. Bëhet fjalë për 246 raketa të këtij lloji, që prodhohen nga SHBA-ja. DASH-i tha se më 11 janar administrata amerikane ka njoftuar Kongresin për propozimin e programit për Shitjet […]

Raketat amerikane të Ushtrisë së Kosovës do të godasin tanket serbe deri në 4 mijë metra larg (Video)

Falë teknologjisë, ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë dhe të përgatiten për hedhjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë. Ajo rrallë e huq objektivin. Vepron në një distancë nga 65 deri në 4 mijë metra. Një raketë “Javelin” kushton […]