author

A mund të bëhet BE-ja superfuqi ushtarake?

Vetëm dy javë pas një samiti të Bashkimit Evropian ku udhëheqësit e bllokut u zotuan t’i shpenzojnë miliarda në mbrojtje në “një moment të rëndësishëm për Evropën”, ata po kthehen në Bruksel për një takim tjetër më 20-21 mars. Këtë herë, udhëheqësit e BE-së synojnë t’i konsolidojnë planet për forcimin e autonomisë së mbrojtjes të […]

Serbia e konsideron “provokim” aleancën ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë në një reagim të martën vonë e ka konsideruar “provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, gjatë ditës së sotme në Tiranë. Në reagim, Serbia ka thënë se do t’u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të Jashtme të Kroacisë dhe […]

Zelensky: Putin hoqi dorë nga propozimi i armëpushimit të plotë dhe sulmoi infrastrukturën civile

Rusia kreu një sulm me dron kamikaz në shkallë të gjerë natën e 18-19 marsit, duke goditur infrastrukturën civile në disa rajone të Ukrainës. Në veçanti, janë regjistruar goditje direkte në një spital në qytetin Sumy, dhe goditje në qytete në rajonin e Donetskut, transmeton Telegrafi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rreth 40 dronë […]

Sjellja e ftohtë karshi tij, Gjesti për Eglin: Kurrë sytë mos t’i pafsha, vetë kam lindur dhe vetë do të vdes

Gjesti po vazhdon me energjinë dhe pozitivitetin në shtëpi, pavarësisht rrethanave të krijuara. Hyrja e Egli Takos duket se nuk e ka penguar në lojë, ndonëse u fut komplet ndryshe e me një qasje tjetër edhe naj banorit. Ai ka kërkuar të sqarohet me të, ndonëse konkurrentja dukej e ftohtë dhe hidhte vazhdimisht kunja. Foto: […]

ANKA-III, droni turk godet me sukses objektivin duke përdorur bomba LGK-82

Industria Turke e Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) ka kryer një tjetër provë të suksesshme të dronit ANKA-III. Gazeta turke e lajmeve të industrisë së mbrojtjes SavunmaSanayiST.com raportoi zhvillimin në faqen e saj X, për Caliber.Az, transmeton Telegrafi. Gjatë provës, ANKA-III hodhi një bombë të drejtuar me saktësi LGK-82, të pajisur me një komplet udhëzues laserik të […]

Prokuroria serbe hap hetim për menyrën se si flamuri i UÇK-së u përdor në protestë

Prokuroria e lartë publike në Beograd ka hapur një hetim lidhur me shpalosjen e një flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në protestën më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në Serbi. Kështu raporton televizioni publik serb, duke saktësuar se policia është urdhëruar që të identifikojë personat që e valvitën atë më 15 mars […]