Atentat në Memaliaj, raportohet për 3 të vdekur

0 minutes, 34 seconds Read

Tre persona janë vrarë në Memaliaj pas një atentati në një lokal në qytet.

Sipas raportimeve paraprake, viktimat janë identifikuar si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe M. Çela.

Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit. Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.

Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive nëse ka pasur ky krim i rëndë ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Publikime te ngjashme