Arratisja e radhës e Faton Hajrizit nga burgu, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij

1 minute, 35 seconds Read

Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim që të ndihmohet për kapjen e Faton Hajrizit i cili është arratisur nga Qendra Korrektuese e Smrekovnicës të Vushtrrisë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tije, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.

Ndryshe personi i arratisur njihet për rrëfimet e tij për ikje spektakolare nga burgjet. I njejti ka dhënë disa intervista në media.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Mitrovicë, 06 korrik 2024

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të  Prokurorisë Themelore në Mitrovicë,  është autorizuar të publikoj fotografinë e  të arratisurit të poshtë shënuar me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe  qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit  të shpallur  në kërkim.

Personi  i shpallur në  kërkim  Faton Hajrizi,  sot me datën 06.07.2024, është raportuar se është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë.

Emri:  Faton

Mbiemri: Hajrizi

Nofka

Emri i babait: Mustafë

Data e lindjes:  06.02.1985

Vendi i lindjes:  Skenderaj

Vendbanimi: Fshati Klinë e Poshtme, Skenderaj

Gjinia:  M

Ngjyra e flokëve:  Zezë

Ngjyra e syve:  Kaltër

Nacionaliteti: Shqiptar

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tije, të lajmëroj Policinë e Kosovës .

Informatat për personin në kërkim, mund të dërgoni  në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192

– +383 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale  Mitrovicë Jugu

–  044/355 108

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Publikime te ngjashme