Anijet kineze i “afrohen” Sidnejt, Australia vë menjëherë në veprim flotën e saj

0 minutes, 45 seconds Read

Tre anije luftarake kineze janë vërejtur vetëm 150 milje detare nga bregu lindor i Australisë, në një shfaqje të pazakontë force nga Pekini.

Këto janë anije të Ushtrisë Popullore të Lirisë (PLA-N), dhe janë parë afër Sidnej, ku dy anije të Marinës Australiane i ndoqën për të monitoruar lëvizjet e tyre. Kjo është hera e dytë brenda një jave që anijet kineze janë vërejtur afër bregut australian, shkruan A2 CNN.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Anijet që po monitorohen përfshijnë një fregatë tip Jiangkai, një anije luftuese Renhai dhe një anije furnizimi Fuchi. Sidoqoftë, veprimet e anijeve nuk janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Ekspertët e sigurisë këshillojnë që ky është një mesazh nga Kina për kapacitetin e saj të luftës detare, duke paralajmëruar se Australia duhet të investojë më shumë në forcimin e marinës së saj.

Publikime te ngjashme