Beograd, 8.02.2023. - Ambasaror Rusije u Srbiji Aleksandar Bocan-Harcenko obraca se novinaru novinske agencije Beta tokom intervjua, danas u Ambasadi Rusije u Beogradu. Uz intervju Bete. (BETAPHOTO/MILOS MISKOV/DS)

Ambasadori rus në Beograd flet me gjuhën e Vuçiqit, e lidhur sulmin terrorist në Banjska me ngjarjet në OKB!

2 minutes, 42 seconds Read

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko ka folur sot me gjuhën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se operacioni policor në fshatin Banjskë “tregon qartë dëshirën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të pushtuar veriun e Kosovës, por edhe “përkrahjen e Perëndimit për ato plane”.

Pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, Bocan-Harçenko u tha gazetarëve rusë se “dhuna e autoriteteve të Prishtinës vazhdon”, transmeton agjencia TASS, transmeton Ballkani.info.

“Së pari, Kurti mori një pozicion të hapur për të pushtuar pjesën e Kosovës të banuar me serbë. Gjëja e dytë, e cila është plotësisht e dukshme, është se Perëndimi inkurajon Prishtinën në këto aktivitete. Është absolutisht e qartë se dialogu (në Bruksel) po përdoret si mbulesë për atë që realisht po ndodh në Kosovë. Dialogu nuk jep absolutisht asnjë rezultat, as kontaktet diplomatike me përfaqësuesit e vendeve kryesore perëndimore,” tha Bocan-Harchenko.

Lidhur me përleshjet e djeshme mes grupit terrorist të serbëve dhe policisë së Kosovës në fshatin Banjska në veri të Kosovës, Bocan-Harchenko deklaroi se pjesëtarët e misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, “jo vetëm që nuk e përmbushën detyrën, por ka ndihmuar edhe forcat e policisë në dhunën ndaj civilëve”.

“Nuk mund të thuhet se nuk kanë pasur asnjë rol, sepse kanë kontribuar në përshkallëzimin dhe kanë mbështetur veprimet e dhunshme (të policisë së Kosovës) ndaj popullatës civile. Edhe pse supozohet t’i mbrojnë, ata në fakt po ndjekin urdhrat e NATO-s dhe Perëndimit. Kjo është plotësisht e qartë”, shtoi Bocan-Harchenko.

Grupi i armatosur rëndë ka bllokuar natën e së shtunës për një javë hyrjen në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, dhe më pas ka vrarë policin Afrim Bunjaku dhe ka plagosur një tjetër. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vrarë katër sulmues dhe ka arrestuar gjashtë persona, dy për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në sulm dhe katër për mbështetje.

Bocan-Harchenko tha gjithashtu se vendet perëndimore “nuk janë të interesuara” që me kërkesë të Beogradit të mbahet një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë dhe vlerësoi se do të “pengojnë kolektivisht” mbledhjen e saj.

“Na kujtojmë mirë iniciativën e Vuçiqit, të arsyetuar dhe shumë në kohë, e cila pasoi një tjetër rritje të tensionit, për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Kjo iniciativë është pothuajse e pamundur të zbatohet, sepse anëtarët perëndimorë të Këshillit të Sigurimit, natyrisht, janë kategorikisht kundër një takimi të tillë dhe nuk do të lejojnë mbajtjen e tij”, tha ambasadori rus.

Bocan-Harchenko deklaroi gjithashtu se vendet e interpretojnë Kartën e OKB-së në përputhje me interesat e tyre dhe sipas “rregullave famëkeqe perëndimore që janë shkruar për çdo rast individual”. /Ballkani.info

Publikime te ngjashme