Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya me Urdhrin e Flamurit Serb.
Këtë akt Vuçiq e ka bërë në shenjë falënderimi për qëndrimin e Rusisë ndaj rezolutës së OKB’së për Srebrenicën. Rusia ka kundërshtuar rezolutën për gjenocidin e Srebenicës 1995.
Ky veprim ka nxitur reagime të ashpra.
Jakub Bielamowcz nga Institute of New Europe, ka shkruar në “X”, se ambasadori rus e mori këtë nderim si një lloj shpërblimi për votën ruse kundër shpalljes si gjenocid të asaj që ndodhi në Srebrenicë 29 vjet më parë.
“Në #UNGA79 në Nju Jork, presidenti i Serbisë Vuçiç dekoron ambasadorin rus në OKB Vasily Nebenzya me Urdhrin e Flamurit Serb, nderimi më i lartë i vendit, pasi votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin e Srebrenicës në 1995 nga forcat nacionaliste serbe”, ka shkruar ai.
Deklarimi i tij mori reagim edhe nga deputeti i bundestaugt gjerman, Micheal Roth, i cili ka reaguar ashpër kundër këtij veprimi të Vuçiqit, duke përmendur edhe shprehje eksplicite, si protestë ndaj lojërave të Vuçiq.
“Dhënia e një urdhri të lartë të Serbisë përfaqësuesit të një regjimi terrorist nuk është thjesht një provokim i lirë. Është një tjetër goditje në b’thë të BE-së, një pështyrje mbi vlerat e Evropës Qendrore: paqen, pajtimin, lirinë dhe demokracinë. Ne nuk duhet të mësohemi kurrë me atë m’t”, ka shkruar ai.
Reagimi erdhi edhe nga deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila ka kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar që të protestojnë tek ambasadorët serbë.
“Kjo është e pabesueshme– shpresoj që Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët do të protestojnë tek ambasadorët serbë”, ka shkruar ajo.
Pikërisht, sot është njëvjetori i sulmit terrorist në Banjska, nga e cila Serbia nuk ka marrë asnjë ndëshkim, gjë e theksuar vazhdimisht nga deputetja Kearns./Gazeta Express
This is quite extraordinary – I hope the UK and others will protest to Serbian Ambassadors. https://t.co/VhFuC0PnQm
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) September 24, 2024
https://twitter.com/MiRo_SPD/status/1838585580130554179