Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nesër do të paraqitet publikisht në Facebook, ku është paralajmëruar se do ta japë “lajmin e madh”.
Nesër në orën 11:00, kryetari i BDI-së do të flasë drejtpërdrejt në Facebook. Kështu thuhet në njoftimin në faqen e Ali Ahmetit.
Ndërsa zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale po afrohen, BDI-ja nuk ka vendosur ende nëse do të garojë e vetme në zgjedhje, apo në ndonjë koalicion. Ndërkohë, disa parti opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë bërë bashkë në një koalicion, duke e kandiduar Arben Taravarin për president të RMV.