Prishtina vazhdon të përballet me një situatë alarmante sa i përket cilësisë së dobët të ajrit. Sipas matjeve më të fundit nga platforma globale “IQ Air”, e cila monitoron gjendjen e ajrit në mbarë botën, kryeqyteti i Kosovës vlerësohet sërish si një ndër zonat me ajrin më të pashëndetshëm.
Aktualisht, Prishtina pozicionohet në vendin e 24-të për nga shkalla e ndotjes, duke u renditur menjëherë pas Kinës, raporton IndeksOnline. Sipas të dhënave zyrtare të mbrëmjes së sotme, niveli i grimcave të dëmshme PM ka arritur vlerën 124, çka konfirmon se ajri mbetet i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.
Ndërkohë, në nivel global, vendin e parë për cilësinë më të rënduar të ajrit sonte e mban Kajro, kryeqyteti i Egjiptit, ku niveli i grimcave të dëmshme PM ka shënuar vlerën rekord prej 538. /lajmishqip.net
