Alarm në Kuvendin e Shqipërisë: Digjen fibrat e transmetimit, ndërpritet sinjali i mediave mes flakadanëve dhe kaosit

0 minutes, 34 seconds Read
Banner Description

Përderisa brenda sallës së Kuvendit deputetët e opozitës demokratike kanë krijuar një situatë të tensionuar duke përdorur flakadanë, në mjediset e jashtme të institucionit fibrat optike të transmetimit televiziv janë përfshirë nga zjarri. Ky incident ka shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të sinjalit për mediat, duke pamundësuar pasqyrimin e ngjarjeve në kohë reale.

Deri në këto momente, shkaqet e sakta të këtij zjarri që asgjësoi linjat e komunikimit mbeten të paqarta. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një sqarim nëse bëhet fjalë për një incident teknik apo për një veprim të qëllimshëm brenda rrethimit të parlamentit ./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme