Një operacion i përmasave të gjera policore është duke u zhvilluar aktualisht në qytete të ndryshme të Kosovës, bëjnë të ditur burimet e lajmishqip.
Përpjekjet për të kontaktuar kryeprokurorin e Prizrenit, Petrit Kryeziu, për detaje zyrtare kanë qenë deri më tani të pasukseshme pasi i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.
Ky aksion po realizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, nën koordinimin e një numri të madh prokurorësh nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Sipas informatave të siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, operacioni ka rezultuar me arrestimin e disa personave në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, nën dyshimet për vepra penale si “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe “falsifikim i dokumenteve”./lajmishqip.net
