Më 07.05.2023 në orën 13.40 në SPB-Shkup është denoncuar se në rrugën lokale Bërnjarcë – Stajkovcë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marrë pjesë automjeti “Audi” me targa të Shkupit, që drejtohej nga një i mitur nga Shkupi, automjeti “Nisan” me targa të Shkupit që drejtohej nga 35-vjeçari me iniciale I.B nga Straçinca e Shkupit dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale A.M nga Nikishtani i Shkupit.
Një i mitur nga Shkupi me “Audi” është aksidentuar me dy vetura tjera në rrugën lokale Bërnjarcë-Stajkovcë.
Mbrëmë në redaksinë e Klan Maqedoni kanë arritur disa pamje të aksidentit që kishte ndodhur mes tre veturave afër një deponie mbeturinash në komunën e Gazi Babës.
Sipas denoncimit, 13 persona kanë marrë lëndime serioze, në mesin e tyre edhe tre fëmijë të moshës 2, 4 dhe 6 vjeçare.
Nga MPB sot për rastin në fjalë janë prononcuar për “Klan Maqedoni” duke dhënë detaje rreth aksidentit.
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2023/05/YOUTUBE-DHE-FACEBOOK.01_07_56_14.Still5627-1024x576-1.jpg)
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2023/05/YOUTUBE-DHE-FACEBOOK.01_08_01_14.Still5628-1024x576-1.jpg)
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2023/05/YOUTUBE-DHE-FACEBOOK.01_07_50_15.Still5626-840x500-1.jpg)
Sipas policisë në këtë aksident trafiku kanë qenë të implikuar dy vetura “Audi” dhe një “Nisan”, të gjithë me targa të Shkupit.
“Me datë 07.05.2023 në ora 13:40 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Bërnjarcë-Stajkovcë, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku mes automjetit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një i mitur nga Shkupi, automjet i pasagjerëve “Nissan” me targa të Shkupit i drejtuar nga I.B.(35) nga fshati Straçincë i Shkupit dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.M.(30) nga fshati Nikishtanë, Shkup”, thonë nga MPB.
Në këtë aksident, thonë nga MPB, lëndime të rënda trupore ka marrë vozitësi I.B dhe bashkudhëtarët në automjetin e tij, L.B (25), S.B (62) dhe Z.B (37) të gjithë nga Straçinca e Shkupit, kurse lëndime trupore ka marrë vozitësi A.M dhe tetë bashkudhëtarë nga tre automjetet e aksidentuara, që janë konstatuar në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohrid”.