Një veturë është rrokullisur para pak çasteve në afërsi të Sllatinës, që për pasojë raportohet se ka lënë të vdekur një 50-vjeçare.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur se brenda veturës kanë qenë pesë persona.
Sipas informatave të para, personi që po voziste veturën kishte humbur kontrollin mbi të.
Hoxha tha se në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ekipi emergjent dhe zjarrfikësit.
“Menjëherë policia ka reaguar ne lokacion dhe janë njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfikësit. Sipas informatave fillestare dyshohet se përveç lëndimeve të rënda trupore raportohet edhe për pasoja fatale në këtë rast. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do te njoftoheni pas raportimeve shtese nga zyrtaret nga vendi i ngjarje”, tha Hoxha.
Pamje nga vendi i ngjarjes