Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Adelina Ismaili ka njoftuar se është ndaluar transmetimi i emisionit të saj në RTK.
Siç ka shkruar ajo në “Facebook” ndalimi i “Show i së premtes” u bë nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së.
“Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim “Show i së premtes” sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim“, tha ajo.
Kujtojmë se ajo është përfshirë së fundmi në debate fetare. Ndërsa edhe në emision do të trajtonte këtë temë e të ftuar kishte hoxhën Drilon Gashi.