Abdixhiku pranon humbjen dhe paralajmëron dorëheqjen, reagimet brenda LDK-së nuk mungojnë

0 minutes, 54 seconds Read
Banner Description

Pas rezultateve të zgjedhjeve të së dielës, në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) kanë nisur reagimet e para publike, ndërsa në qendër të vëmendjes është edhe kryetari Lumir Abdixhiku, i cili sipas paralajmërimeve pritet të pranojë humbjen dhe të flasë për dorëheqje.

Në këtë atmosferë, Ermal Sadiku, kandidat i LDK-së për deputet, ka reaguar me ironi ndaj rezultatit zgjedhor të subjektit të tij politik. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të mbi 94.09% të votave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) renditet e para me 49.92%, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.15%, ndërsa LDK-ja zë vendin e tretë me 13.81%.

Në këtë kontekst, Sadiku ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video të shoqëruar me një këngë të këngëtarit Meda. Në sfond dëgjohet fraza “Ma mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”, e cila është interpretuar si një reagim ironik dhe i drejtpërdrejtë ndaj rezultatit të LDK-së në zgjedhje. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme