Abdixhiku pas marrëveshjes: “Mashtrim dhe humbje e mundësisë historike”

0 minutes, 47 seconds Read

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas përfundimit të takimit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuciq në Ohër.

Abdixhiku përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo gjendje pas kësaj marrëveshje është e pariparueshme.

I njëjti veprimin e Kurtit e quajti mashtrim dhe humbje te një mundësie historike.

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtē u zhbënë”

“Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndëruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më”, ka shkruar Abdixhiku.

Publikime te ngjashme