Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia e tij do të garojë në nëntë balotazhe.
Ai ka zgjedhur të ironizojë me kundërshtarët lidhur me komentet për koalicionet lokale të LDK-së. Abdixhiku falënderoi në mënyrë ironike eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët e tjerë ideologjikë, duke thënë se ata po përpiqen t’i tregojnë elektoratit të LDK-së se çfarë dëshiron./lajmishqip.net
