Një Gjykatë Apeli në SHBA do të dëgjojë argumentet e të dyja palëve për sa i përket çështjes së ngritur për ndalimin e aplikacionit Tik Tok.
Rrjeti social tashmë po përballet me sfida të cilat kërkojnë që ByteDance të heqë asetet e Tik Tok deri më 19 Janar të viti të ardhshëm. Në të kundërt kompania do të përballet me një ndalim.
Ligji quhet “Mbrojtja e amerikanëve nga aplikacionet e kontrolluara nga kundërshtarët e huaj”. Ai kërkon që kompania mëmë e TikTok, ByteDance, të heqë dorë nga aplikacioni popullor i ndarjes së videove i brenda 12 muajve ose të përballet me një ndalim total nga SHBA.
Legjislacioni u miratua në prill krahas paketës së ndihmës së huaj për Izraelin dhe Ukrainën.Përplasjet e vazhdueshme mes SHBA dhe kompanisë mëmë të Tik Tok ByteDance duket se po i hap shumë telashe kësaj të fundit.
Megjithatë kompania kineze shprehet e vendosur për të mbrojtur “krijesën” e saj. Drejtuesit kanë deklaruar se deri më tani nuk kanë ndonjë plan të afërt për shitjen e aplikacionit.
Ata i qëndrojnë mendimit se ligji që kërkon ndalimin e aplikacionit Tik Tok është antiligjor, “defacto” dhe është në shkelje të hapur me “Amendamentin e Parë”.