Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me aksionin e rrënimit të shtëpive pranë liqenit të Ujmanit, duke sinkronizuar kështu qëndrimin e saj me shqetësimet e ngritura më parë nga Bashkimi Evropian për këtë zhvillim.
Prmes një reagimi publik, përfaqësia diplomatike e Berlinit zyrtar në Kosovë nëlliron se respektimi i rreptë i procedurave ligjore dhe zbatimi i parimeve të shtetit të së drejtës, të garantuara me Kushtetutën e vendit, përbëjnë shtyllat thelbësore për rrugëtimin evropian të Kosovës.
“Ne bëjmë thirrje për pezullimin e menjëhershëm të këtyre veprimeve dhe kërkojmë zgjidhje transparente e plotësisht në përputhje me kuadrin ligjor”, thuhet prerazi në deklaratën zyrtare të ambasadës gjermane.
Ky reagim diplomatik pason aksionin e autoriteteve kosovare për rrënimin e strukturave të ngritura në pronat e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc” në zonën e Ujmanit, operacion ky që ka nxitur kundërshtime nga pronarët e deritashëm serbë si dhe nga udhëheqësit politikë të Komunës së Zubin Potokut, të cilët deklaruan se nuk kanë dhënë leje për këto ndërhyrje. /lajmishqip.net
