Beteja për kuorumin: Haxhiu u jep afat deri në orën 14:00, a po shpërfillet vullneti i lirë i deputetit?

1 minute, 45 seconds Read

Deputetët e mazhorancës janë mbledhur sërish sot në sallën e Kuvendit për të tentuar raundin e dytë të votimit për presidentin, ndonëse në sallë mungonte kuorumi prej 80 ligjvënësve dhe përkundër faktit se procedura e nisur mbrëmë po cilësohet si cenim i rendit kushtetues nga njohësit e ligjit dhe shoqëria civile.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje publike deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në seancë, duke pretenduar se ata janë të obliguar ligjërisht të votojnë dhe të mundësojnë zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Për t’u dhënë atyre edhe një mundësi që të jenë të pranishëm në këtë seancë plenare […] po e shtyjmë vazhdimin për në orën 14:00. Pra, shihemi në orën dy”, ka deklaruar ajo para deputetëve të pranishëm.

Haxhiu duket se po i jep një interpretim krejtësisht tjetër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit, duke insistuar në pretendimin se deputetët mbajnë një detyrim për të marrë pjesë në votim.

Në fakt, në fund të marsit, Gjykata Kushtetuese — teksa konfirmoi se deputetët kanë një afat shtesë prej 34 ditësh për këtë proces — saktësoi qartë se ata nuk mund të detyrohen dhe se mbetet tërësisht në “vullnetin e tyre” se çfarë vlerësojnë si interes më të mirë për Republikën.

Sipas pikës 175 të atij aktgjykimi, Gjykata rikujton se neni 70 i Kushtetutës përcakton që përfaqësuesit e popullit nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, ndërsa neni 74 thekson se deputetët e ushtrojnë funksionin sipas vullnetit të tyre politik dhe nuk mund të detyrohen për vendimmarrje jashtë bindjeve të tyre.

Gjatë seancës së mbrëmshme, ku morën pjesë vetëm 64 deputetë, u procedua me votimin për dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme