Haradinaj alarmon për shkelje të rënda: Kosova në rrugë të rrezikshme, mbrojtja e Kushtetutës bëhet përmes protestave

1 minute, 22 seconds Read

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar nisjen e protestave si mjet për të kundërshtuar ato që ai i ka cilësuar si shkelje të rënda të Kushtetutës së Republikës.

Teksa pritet vazhdimi i seancës plenare për zgjedhjen e presidentit të ri, lideri i AAK-së ka deklaruar se zhvillimet politike po e dërgojnë vendin drejt një rruge mjaft të pasigurt dhe të rrezikshme.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizoi kandidaturat e Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxhës, ku në raundin e parë Rushiti siguroi 63 vota, ndërsa Hoxha asnjë. Subjektet opozitare që po e bojkotojnë këtë proces, kanë kritikuar ashpër mazhorancën për nisjen e seancës pa kuorumin e domosdoshëm prej 80 deputetëve, duke e konsideruar këtë një akt anti-kushtetues.

“Realizimi i votimit pa sigurimin e 2/3 të votave, siç e përcakton qartë Kushtetuta, përbën një shkelje flagrante dhe një kthesë të gabuar për shtetin tonë. I bëj thirrje edhe një herë udhëheqësve institucionalë — ushtrueses së detyrës së presidentes, kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit — që të tërhiqen nga ky skenar i rrezikshëm. Nëse kjo rrugë nuk ndalet, ne jemi të detyruar të vihemi në mbrojtje të aktit më të lartë juridik të vendit,” ka potencuar kreu i AAK-së.

Sipas tij, në këtë gjendje të jashtëzakonshme, Kushtetuta mund të mbrohet tashmë vetëm përmes sovranit, i cili do të zgjedhë format e veta të reagimit, duke përfshirë protestat dhe metodat e tjera qytetare./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme