Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se konflikti i armatosur në Iran ka filluar të shpërfaqë “dobësimin e Evropës”, vlerësim ky i dhënë gjatë një bisede telefonike me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Përmes një komunikate në rrjetet sociale, zyra e presidentit turk bëri të ditur se dy liderët diskutuan të mërkurën mbi raportet dypalëshe, si dhe për gjendjen e rëndë të shkaktuar nga luftërat në Iran dhe Ukrainë, raporton BBC.
Sipas njoftimit, Erdogan ka potencuar se vazhdimësia e luftimeve në rajon po godet stabilitetin evropian, duke paralajmëruar se pa një qasje serioze drejt paqes, dëmet e kësaj periudhe konfliktesh do të jenë të pariparueshme dhe shumë më të rënda./lajmishqip.net
