Përplasja për modelin hungarez: a po i vjen fundi qeverisë Kurti si asaj të Orbanit? Rrystemi, i kishte ardhur fundi në vitin 2021…

1 minute, 7 seconds Read

Pas triumfit të thellë të liderit opozitar Peter Magyar në Hungari, i cili i dha fund dominimit shumëvjeçar të Viktor Orbanit dhe krahut të tij të djathtë, skena politike në Kosovë ka nisur të bëjë paralelizmat e para. Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, reagoi menjëherë duke theksuar se nëse populizmi u mposht përfundimisht në Budapest, një skenar i tillë duhet dhe mund të përsëritet edhe në Prishtinë gjatë zgjedhjeve të qershorit 2026.

Megjithatë, ky krahasim nuk është pritur si i bazuar nga radhët e shumicës parlamentare. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, u kundërpërgjigj duke deklaruar se ajo që bota pa dje në Hungari, në fakt në Kosovë ka ndodhur shumë më herët. Sipas tij, ndryshimi i madh dhe përmbysja e sistemit të vjetër janë vulosur që në zgjedhjet historike të 14 shkurtit të vitit 2021.

Design Plus Carousel Ad

Më tej, Rrustemi rikujtoi se në atë ditë të ftohtë dimri, votuesit kosovarë i dhanë fund një cikli 20-vjeçar të asaj që ai e cilëson si keqqeverisje, korrupsion dhe zhvatje e brendshme. Ai shtoi se fitorja e LVV-së shënoi gjithashtu shkëputjen nga politika e koncesioneve dhe nënshtrimit ndaj Serbisë, duke e cilësuar atë moment si “versionin origjinal” të triumfit demokratik që po përjeton sot Hungaria. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme