Vuçiq i kundërpërgjigjet Millanoviqit: nuk më dikton askush se çfarë duhet të deklaroj

1 minute, 14 seconds Read

Presidenti i Republikës së Kroacisë ka cilësuar dje si “të çmendura” pretendimet e Vuçiqit lidhur me një sulm të mundshëm kroato-shqiptaro-kosovar ndaj shtetit serb.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shfrytëzuar vizitën e tij në Bajina Bashtë për t’u deklaruar rreth këtij qëndrimi të homologut kroat, Zoran Millanoviq, njofton Paparaci.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Duke komentuar cilësimin e Millanoviqit se paralajmërimet për një plan sulmi nga Kroacia, Kosova dhe Shqipëria janë absurde, Vuçiq ka replikuar duke sugjeruar se Zagrebi zyrtar duhet të jetë i matur në veprimet e veta, sipas “Jutarnji List”.

“Unë jam Aleksandar Vuçiq, presidenti krenar i Serbisë, andaj as Millanoviqi e as ndonjë tjetër nuk do të mund të ma caktojnë diskursin tim publik. Synimi ynë mbetet paqja dhe ndërtimi i relacioneve më të mira fqinjësore, përkundër fjalëve të rënda që janë adresuar në drejtimin tim”, ka potencuar ai.

Vuçiq ka nënvizuar tutje se Serbia është përcaktuar për rrugën e stabilitetit dhe se vullneti i popullit është i vetmi që përcakton udhëheqësinë e vendit, pa ndërhyrje të jashtme.

“U bëj thirrje që t’u ofroni dorën të gjithëve për të dëshmuar unitetin e Serbisë. Ne angazhohemi për ruajtjen e qetësisë, rritjen e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe progresin e vazhdueshëm ekonomik të shtetit tonë”, u shpreh Vuçiq./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme