“Dua të vdes në paqe”: Kush ishte 65-vjeçari që lyeu veten me benzinë dhe shkaktoi tragjedinë në Zvicër?

2 minutes, 43 seconds Read

Zvicra u trondit pak ditë më parë nga një ngjarje makabre ku humbën jetën gjashtë persona. Një autobus postar u përfshi nga flakët gjigante, duke shënuar një nga tragjeditë më të rënda të kohëve të fundit në shtetin helvetik, si pasojë e një akti të qëllimshëm.

Gazeta prestigjioze zvicerane “Blick” ka zbardhur sot detaje rrëqethëse mbi këtë ngjarje. Sipas raportimeve, personi që shkaktoi zjarrin vdekjeprurës ishte 65-vjeçari Roger K., një figurë e njohur për autoritetet për shkak të problemeve të tij të mëparshme me ligjin dhe shëndetin mendor.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Siç bëhet e ditur, Roger K. kishte lyer trupin me lëndë djegëse dhe rreth orës 18:30 i vuri flakën vetes brenda mjetit. Ky akt vetëflijimi rezultoi fatal jo vetëm për autorin e krimit, por mori me vete edhe jetën e pesë udhëtarëve të tjerë të pafajshëm që ndodheshin në autobus.

Dokumentet e siguruara nga “Blick” tregojnë se autori kishte qenë protagonist i një incidenti të rëndë edhe në vitin 2019. Atë kohë, ai ishte barrikaduar brenda ndërtesës së televizionit publik SRF në Bernë, duke shkaktuar një alarm të madh sigurie.

Gjatë asaj periudhe, ai kishte kontaktuar vetë ekipin editorial të “Blick”. Përmes një mesazhi elektronik, Roger K. kishte marrë përgjegjësinë për veprimet e tij, të cilat asokohe pushtuan faqet e para të mediave zvicerane për shkak të rrezikut që paraqisnin.

“Atë ditë, unë u barrikadova brenda godinës së SRF-së në Bernë”, kishte shkruar K. Një mëngjes gushti, ai kishte hyrë me forcë në zyrën postare të asaj ndërtese në lagjen Monbijou, duke kërcënuar se do të dëmtonte veten përpara personelit.

Policia kishte arritur ta arrestonte atë pa shkaktuar lëndime te personat e tjerë, ndërsa një ambulancë e kishte dërguar menjëherë në spital për trajtim. Fatmirësisht, në atë incident të kaluar, askush nuk pësoi lëndime fizike nga sjellja e tij agresive.

“Vuaj nga një sëmundje e rëndë muskulore, ndonëse kam punuar gjatë gjithë jetës sime”, i kishte rrëfyer Roger K. gazetës në mesazhin e tij të asaj kohe, duke shfaqur shenja të një dorëzimi përpara gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

“Tani dëshira ime e fundit është të ndërroj jetë në paqe”, kishte shtuar ai në email, ku saktësonte se aktualisht ishte i angazhuar në një program punësimi në kantonin e Fribourg-ut, përpara se të ndërmerrte aktin final.

Megjithatë, e marta e kësaj jave në Kerzers solli një përfundim të përgjakshëm. Këtë herë, Roger K. nuk dëmtoi vetëm veten, por shkaktoi një masakër të vërtetë. Rreth orës 17:45, ai hipi në autobusin postar në Düdingen me një qëllim ogurzi.

Gjatë rrugëtimit drejt Kerzers, saktësisht në orën 18:25, 65-vjeçari u lye me benzinë në prani të udhëtarëve. Flakët u përhapën me shpejtësi rrufe në të gjithë mjetin, duke lënë të vdekur gjashtë persona, përfshirë edhe vetë autorin./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme