Kurti zbardh prapaskenat e 28 dhjetorit: Pse u refuzuan datat e tjera dhe rreziku i “bllokadës” 120 milionëshe

1 minute, 46 seconds Read

Kryeministri Albin Kurti ka insistuar se 28 dhjetori mbeti opsioni i vetëm real për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, datë kjo të cilën Presidentja Vjosa Osmani e dekretoi me kërkesën e tij direkte. Ai sqaroi se data 21 dhjetor ishte e parealizueshme sipas raporteve zyrtare të sekretariatit të KQZ-së, për shkak të sfidave teknike e logjistike që pasuan dy raundet e zgjedhjeve lokale të tetorit dhe nëntorit, certifikimi i të cilave ende nuk kishte përfunduar. Rrjedhimisht, asnjë alternativë tjetër nuk ishte e mundshme përpos fundit të dhjetorit, pasi edhe opsioni i 4 janarit u hodh poshtë si pasojë e pengesave të pakalueshme të natyrës buxhetore.

Sa i përket deklaratave të Presidentes Osmani drejtuar atij, Kurti zgjodhi të mos hyjë në detaje të reja duke u mjaftuar me qëndrimet e paraqitura në konferencën e javës së kaluar, ndërsa ripërsëriti se vendi nuk ka më nevojë për zgjedhje të parakohshme. Ai theksoi se viti 2026 kërkon stabilitet institucional dhe një marrëveshje të domosdoshme me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit, duke pritur njëkohësisht verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për t’i hapur rrugë punës së rregullt të Kuvendit. Sipas tij, nuk është as e drejtë dhe as produktive që qytetarët të përballen sërish me procese elektorale të përsëritura në këtë vit të ri, kur pritet konsolidimi i shtetit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Nevojën për stabilitet Kurti e argumentoi edhe përmes bllokimit të mbi 120 milionë eurove nga marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare si pasojë e mosfunksionimit të Kuvendit, krahas kostos shtesë prej 10 milionë eurosh që do të kërkonte një proces i ri zgjedhor. Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51.1 për qind të votave, ai vuri në dukje se sfida kryesore mbetet arritja e kuorumit të domosdoshëm prej 81 deputetëve për zgjedhjen e kreut të shtetit. Kryeministri përfundoi duke bërë thirrje që institucionet të funksionalizohen sa më parë për të shmangur shkuarjen në zgjedhje të tjera të panevojshme./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme