Kriza e re politike: Qytetarët të ndarë mbi “fajtorin” e zgjedhjeve, nga etja për pushtet absolut deri te bllokada opozitare

2 minutes, 32 seconds Read

Në prag të diskutimeve për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, pulsi i qytetarëve reflekton një ndarje të thellë rreth përgjegjësisë për këtë ngërç të ri politik.

Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e opinionit e adreson fajin te Kryeministri Albin Kurti për mungesë të një zgjidhjeje konshensuale, të tjerët e përqendrojnë kritikën te qasja e subjekteve opozitare.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Qytetari Zymer Mramori vlerëson se përgjegjësia kryesore për situatën e krijuar rëndon mbi vetë kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti ka dështuar të gjejë rrugën e kompromisit, duke bërë një krahasim me epokën e Ibrahim Rugovës, i cili ia besonte postin e kryeministrit partnerëve minorë për të ruajtur stabilitetin, ndërsa këtë qeverisje e akuzon për tendencë për t’i kontrolluar të gjitha pozitat.

Në këtë analizë të tijën, Mramori e shkarkon opozitën nga barra e përgjegjësisë për këtë krizë specifike.

Ai thekson se Kryeministri ka orkestruar një gjendje barrikadimi përgjatë vitit 2025 dhe kritikon shpërndarjen e mjeteve financiare prej 100 eurosh si një lëvizje thjesht populiste për përfitim votash, në vend që ato të investoheshin në sektorin e prodhimit.

Megjithatë, jo të gjithë ndajnë këtë mendim; një tjetër qytetar e hedh fajin te bllokada opozitare. Sipas tij, opozita duhet të ushtronte funksionin e saj duke votuar kandidatët për president, qoftë Konjufcën apo Kollçaku-Mullhaxhën, për të evituar këtë ngërç.

Gani Makolli, në një prononcim për Ekonomia Online, u shpreh me një dozë ironie politike, duke deklaruar se vendit i mungon një dorë e fortë dhe duke ua lënë shpjegimin e mëtutjeshëm analistëve.

Në këtë debat publik, kritika po adresohet edhe te vetë qytetarët; Nexhmedin Llapashtica potencohet se pjesëmarrja e ulët në votime është burimi i problemit, ndonëse kërkon dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë Kurti. Ai thekson se as Serbia nuk e ka mbajtur popullin peng siç po ndodh aktualisht, duke kritikuar deputetët se nuk po përfaqësojnë interesat e popullit, por ato familjare, teksa i bën thirrje qytetarëve për dalje masive në zgjedhje që të ndryshojë kjo gjendje e rëndë.

Llapashtica shton se kjo është një nga opozitat më të vështira që ka pasur vendi, duke i akuzuar deputetët për abstenim të pajustifikuar nga proceset vendimmarrëse që po e çojnë Kosovën drejt një udhëkryqi të pasigurt.

Kujtojmë se data 5 mars shënoi afatin e fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, proces ky që dështoi në mungesë të kuorumit pas bojkotit të opozitës. Si pasojë, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e afateve, ndërsa Presidentja Osmani ka lënë të kuptohet se ky dështim ishte një skenar i paramenduar mirë nga faktorët politikë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme