Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, duke analizuar ftohjen e raporteve ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, ka vlerësuar se qëndrueshmëria e një partneriteti politik nuk duhet të varet ekskluzivisht nga ndarja e pozitave shtetërore.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Debat Plus”, ai ka shprehur besnikërinë e tij të palëkundur ndaj subjektit politik, duke deklaruar: “Bashkëpunimi nuk kushtëzohet domosdoshmërisht me poste; personalisht e konsideroj veten një argat të kauzës dhe kudo që Lëvizja vlerëson se mund të jap kontribut, unë jam i gatshëm ta pranoj atë përgjegjësi”./lajmishqip.net
