Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka pranuar hapur se caktimi i 28 dhjetorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve ishte një kërkesë e përmbushur për Lëvizjen Vetëvendosje.
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si alarmante mënyrën se si e para e shtetit u rreshtua në sinkron të plotë me kryeministrin Kurti, duke anashkaluar vullnetin e opozitës.
Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri theksoi se është tronditëse të shihet ky bashkëveprim i fshehtë në dëm të interesave opozitare, duke i shërbyer drejtpërdrejt agjendës elektorale të Albin Kurtit. Ai potencoi se zgjedhja e 28 dhjetorit 2025 ishte vullneti i pastër i krerëve të pushtetit, përkundër kundërshtimeve të ashpra nga subjektet e tjera politike. /lajmishqip.net









