Gazetari shqiptar me qëndrim në Turqi, Sokol Brahaj, ka zbërthyer prapaskenat e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe implikimet e drejtpërdrejta që këto zhvillime po prodhojnë për shtetin turk.
Gjatë një prononcimi në emisionin “Ora Shtatë”, Brahaj bëri të ditur se Ankaraja zyrtare ka dislokuar gjashtë avionë luftarakë në Qipro, duke pasuar një veprim të ngjashëm taktik të ndërmarrë së fundmi nga Athina.
“Gjatë muajve të fundit, Greqia, me arsyetimin e mbrojtjes nga kërcënimet e Iranit, ka vendosur sisteme raketore ‘Patriot’ në ishujt që sipas traktateve duhet të jenë të çarmatosur, fakt ky që ka nxitur reagimin e menjëhershëm ushtarak të Turqisë”, deklaroi ai për Klan Kosova. /lajmishqip.net









