Prindon Sadriu thyen heshtjen – dorëheqja e Avdylit, një akt i rrallë integriteti kundër “helmimit” të debatit publik

1 minute, 23 seconds Read

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka shpërndarë përmes rrjetit social Facebook qëndrimin e deputetit Haxhi Avdyli, i cili sapo ka njoftuar largimin nga partia Guxo si revoltë ndaj fushatave linçuese dhe kërcënimeve të fundit drejtuar Presidentes Vjosa Osmani.

Sipas vlerësimit të Sadriut, procesi i dehumanizimit dhe sulmet e vazhdueshme ndaj Osmanit kanë kaluar çdo kufi etik, duke potencuar se në rrethana të tilla, heshtja nuk mund të konsiderohet neutralitet, por shndërrohet në bashkëfajësi.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ai e ka cilësuar këtë lëvizje të deputetit si një shembull të rrallë të ruajtjes së integritetit dhe guximit politik në vendin tonë.

Në reagimin e tij të plotë, Sadriu theksoi: “Kjo dorëheqje e Dr. Avdylit, deputet me përvojë në disa legjislatura, përbën një akt force morale në një kohë kur diskursi publik po infektohet nga shpifjet dhe thirrjet e tmerrshme për ‘pushkatim’ të Presidentes. Kur politika degradon në këtë nivel, mospërfshirja është në fakt mbështetje e heshtur e këtij degradimi”.

Më tej, ai nënvizoi se mbrojtja e demokracisë nuk bëhet përmes dhunës verbale apo dehumanizimit të tjetrit, por nga individët që gjejnë forcën për të thënë ‘mjaft më’ kur shkelet çdo parim njerëzor dhe politik.

Në fund, ai dha një paralajmërim për shoqërinë, duke thënë se në një Kosovë të lirë, askush nuk guxon të tolerojë gjuhën e dhunës, pasi nëse sot shënjestra është Presidentja, nesër viktima të këtij dehumanizimi mund të jenë të gjithë qytetarët pa dallim. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme