Paralajmërimi i ashpër i De Villepin: Sulmi ndaj Iranit fsheh një katastrofë më të madhe se Iraku

1 minute, 7 seconds Read

Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht ndodhen në duart e njerëzve krejtësisht të papërgjegjshëm, të cilët po luajnë me fatin e popujve duke i imponuar njerëzimit “ligjin e xhunglës”. Kështu ka deklaruar në një intervistë të fundit ish-kryeministri i Francës, Dominique de Villepin.

De Villepin, i cili në vitin 2003 si Ministër i Jashtëm bëri jehonë ndërkombëtare duke denoncuar ashpër në OKB ndërhyrjen amerikane në Irak, theksoi se situata e tanishme gjeopolitike është edhe më e rëndë.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas tij, nga pikëpamja e ligjshmërisë ndërkombëtare, ndërhyrja aktuale në Iran e tejkalon gabimin e bërë në Irak, ndaj ai i bëri thirrje urgjente Evropës që ta dënojë këtë akt pa asnjë mëdyshje.

“Ne po rrokullisemi në baltën e historisë”, paralajmëroi diplomati i lartë francez, duke shtuar se lufta nuk është një lojë dhe se veprimet e udhëhequr nga Trump dhe Netanyahu nuk mund të kalojnë pa pasoja të rënda globale.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk e shpallën këtë luftë për ta çliruar Iranin, argumentoi më tej de Villepin, duke u bërë thirrje të gjitha vendeve demokratike që të reagojnë fuqishëm ndaj kësaj “katastrofe të paralajmëruar”./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme