Mesazhi i prerë i Trump: Pse djali i Khameneit konsiderohet “peshë e lehtë” për Washingtonin

0 minutes, 55 seconds Read

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka theksuar vazhdimisht dëshirën e tij për të pasur ndikim në procesin e zgjedhjes së liderit të ri suprem të Iranit.

Ai u pyet drejtpërdrejt rreth raporteve të fundit që e nxjerrin Mojtaba Khamenein si një ndër kandidatët kryesorë për të trashëguar pozitën e të atit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Duke komentuar këtë mundësi, presidenti amerikan u tregua tejet i prerë. “Ata thjesht po e humbasin kohën kot”, deklaroi ai.

Për më tepër, Trump theksoi papërshtatshmërinë e kësaj figure në arenën ndërkombëtare duke shtuar: “Djali i Khameneit është një ‘peshë e lehtë’, ai është plotësisht i papranueshëm për mua”.

“Ne duam diçka që do të sjellë harmoni dhe paqe të vërtetë në Iran”, shtoi tutje kreu i Shtëpisë së Bardhë në vizionin e tij për Lindjen e Mesme.

Ndryshe, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane, djali i ish-udhëheqësit suprem tashmë është lakuar zyrtarisht si zëvendësuesi i tij në krye të shtetit./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme