Shiu i zi mbulon Teheranin: Pamje dramatike pas goditjeve izraelite mbi infrastrukturën e naftës

1 minute, 40 seconds Read

Banorët e Teheranit u zgjuan këtë mëngjes nën re të dendura dhe reshje të pazakonta shiu të zi, pas goditjeve izraelite mbi depot e magazinimit të naftës në kryeqytetin iranian. Ky fenomen alarmues është konfirmuar nga korrespondenti i njohur i CNN, Fred Pleitgen, i cili po raporton nga vendngjarja.

Teherani, një metropol që numëron rreth 10 milionë banorë, po përballet me pasoja të rënda mjedisore ku uji i shiut duket tërësisht i përzier me mbetje nafte si pasojë e shpërthimeve të fundit, transmeton Telegrafi.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Mund ta shihni qartë se uji i shiut është tërësisht i zi dhe i ngopur, me sa duket, me naftë,” raportoi Pleitgen drejtpërdrejt nga Teherani, duke treguar dëmin e shkaktuar në atmosferë pas sulmeve ajrore.

Sipas gazetarit, ky lloj shiu i ndotur po mbulon çdo cep të kryeqytetit iranian gjatë këtij mëngjesi, si pasojë direkte e shkatërrimit të pikave strategjike të karburantit gjatë natës.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite konfirmoi zyrtarisht se mbrëmjen e së shtunës ka goditur me sukses pikat e shpërndarjes së karburantit në Teheran.

Sipas burimeve nga IDF, këto objekte shërbenin si pika kyçe për furnizimin e konsumatorëve të ndryshëm, duke përfshirë këtu drejtpërdrejt edhe subjektet ushtarake të Iranit.

“Ky është një sulm i rëndësishëm që shënon një hap tjetër në thellimin e dëmit ndaj infrastrukturës ushtarake të regjimit iranian,” thuhej në deklaratën zyrtare të ushtrisë izraelite.

Këto goditje janë pjesë e një vale të re dhe të fuqishme sulmesh izraelite që kanë si objektiv parësor dobësimin e burimeve energjetike të Iranit.

Ndërkaq, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka shpërfillur kërcënimet e zyrtarëve më të lartë iranianë të sigurisë, duke deklaruar se nuk është i shqetësuar dhe duke sinjalizuar intensifikimin e sulmeve gjatë këtij fundvende. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme