“Presidenca peng”: Agon Maliqi paralajmëron synimin e VV-së për kontroll total mbi çdo institucion

1 minute, 16 seconds Read

Njohësi i rrethanave politike, Agon Maliqi, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në vend, menjëherë pasi presidentja Vjosa Osmani bëri publik dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Maliqi, teksa ka analizuar përplasjen mes afateve ligjore prej 30 dhe 60 ditësh, u shpreh skeptik mbi interpretimet e fundit. Ai theksoi se nuk e kupton se si fillimi i procesit 60-ditor mund të peshojë më shumë se afati specifik dhe i prerë për zgjedhjen e presidentit të ri.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas tij, ekziston një rrezik real që Lëvizja Vetëvendosje po synon ta mbajë Presidencën peng përmes figurës së ushtruesit të detyrës, duke anashkaluar vazhdimësinë institucionale. Në reagimin e tij, Maliqi shkroi:

“Ndonëse nuk jam jurist, besoj se Gjykata Kushtetuese do ta sqarojë këtë mjegull. Megjithatë, është e pakuptueshme që afati specifik për zgjedhjen e presidentit të shkallëzohet pas procedurave të përgjithshme. Afatet kushtetuese ekzistojnë për një arsye madhore: sigurimin e vazhdimësisë së kreut të shtetit pa ndërprerje.

Me këtë logjikë të re procedurale, partia fituese – e cila kontrollon automatikisht kreun e Kuvendit – mund ta mbajë Presidencën të bllokuar me ushtrues detyre për një kohë të pacaktuar. Ky duket se është qëllimi i kësaj partie, e cila nuk ka ndërmend të ndalet pa vendosur nën kontroll të plotë çdo hallkë të shtetit, nga bashkësitë lokale e deri te institucionet më të larta”, përfundoi Maliqi. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme