Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka shprehur mospajtim të hapur me vendimin e fundit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e parakohshme të legjislativit dhe dërgimin e vendit drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.
Ajo e ka përshkruar dekretin presidencial si një akt krejtësisht të paprecedent, duke paralajmëruar se subjekti i saj do ta procedojë këtë vendim për vlerësim ligjor në Gjykatën Kushtetuese.
“Jemi dëshmitarë se ky veprim për shpërndarjen e kuvendit përbën një akt të pashembullt që bie ndesh me normat tona… prandaj do t’i drejtohemi instancës më të lartë kushtetuese, pasi nuk ekzistonte asnjë arsye objektive që kjo të ndodhte sot.”
Nagavci bëri me dije se, pavarësisht dekretit, për orën 14:00 është paraparë mbajtja e seancës së radhës plenare në kuvend.
“Me kërkesë të kabinetit qeveritar, sot në orën 14:00 ishte planifikuar shqyrtimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, projektet e të cilave kapin vlerën e rreth 100 milionë eurove në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve”, deklaroi ajo gjatë konferencës për medie./lajmishqip.net









