“Eksperimentim i papërgjegjshëm”: Besnik Tahiri reagon pas dërgimit të çështjes së presidentit në Kushtetuese

0 minutes, 52 seconds Read

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka komentuar lëvizjen e fundit institucionale për dërgimin e çështjes së zgjedhjes së Presidentit në Gjykatën Kushtetuese.

Në një lidhje direkte për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Tahiri u shpreh se ky hap ishte plotësisht i paralajmëruar dhe i pritshëm, duke parë ecurinë e proceseve politike në vend.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Përfaqësuesi i AAK-së nuk i ka kursyer kritikat për zhvillimet e ditës së sotme, duke i cilësuar ato si një tentativë tjetër për eksperimentim politik, që sipas tij, dëmton seriozitetin e shtetit.

“Kjo ishte diçka e pritshme. Dita e sotme, siç e patë edhe vetë, shpërfaqi edhe një eksperimentim të radhës, një improvizim totalisht joserioz dhe një papërgjegjshmëri të lartë politike”, deklaroi Tahiri gjatë intervistës.

Ai la të kuptohet se këto improvizime po krijojnë një pasiguri të panevojshme në procesin e formimit të institucioneve të larta shtetërore. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme