Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në sallë janë të pranishëm 66 deputetë.

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve të tjerë që të hyjnë në sallë, duke theksuar se kjo kërkohet edhe nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
“64 deputetë janë të pranishëm. Në këtë rast i ftoj deputetët që nuk janë të pranishëm të vijnë në seancë, sepse edhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese e bëjnë këtë me dije”, ka thënë Haxhiu.









